Edmon Sulaj, drejtori i Policisë Shkodër ka zbuluar detaje mbi incidentin e rëndë në Velipojë, duke e lidhur atë me një konflikt të vjetër. Ai bëri të ditur se mes dy vëllezërve dhe viktimave kishte pasur një përplasje rreth tre javë më parë. Sot, të dyja palët u gjendën në të njëjtin lokal në Velipojë, ku ndodhi edhe ngjarja tragjike.
Sulaj shpjegoi se vëllezërit autorë, Eduard dhe Gëzim Frroku, janë pronarë të një hoteli ku njëri prej viktimave, Ersild Ishmi, kishte punuar si kamarier. Disa javë më parë, Ishmi kishte pasur një zënkë me kuzhinierin e hotelit dhe e kishte kërcënuar atë me armë, një incident që ka gjasa të ketë ndezur përplasjen që u shndërrua në tragjedi.
Për fat të keq, Ersild Ishmi, 33 vjeç, dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, u plagosën rëndë dhe më pas humbën jetën në spital. Ngjarja mendohet se është shkaktuar nga konflikti i mëparshëm midis dy viktimave dhe pronarëve të hotelit "Lakaj," Eduard dhe Gëzim Frroku, me sherrin fillestar që kishte ndodhur më 28 qershor.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.