“Më ngacmoi gruan”/ Erion Goxharja, polici që qëlloi Loren Kostën te “Komuna e Parisit”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.08.2024, 18:00

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në kompleksin Kika 2, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. I plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Loren Kosta, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Sipas burimeve, gjendja e Kostës paraqitet stabël pas ndërhyrjes mjekësore.

Autori i dyshuar është identifikuar si Erion Goxharja, një efektiv policie, i cili kolegëve të tij u tha se Kosta i kishte ngacmuar gruan. Turistët që ndodheshin në zonë i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit, para se të mbërrinte ndihma mjekësore.

Burime për JOQ bëjnë me dije se polici, pasi e ka qëlluar Kostën e ka filmuar me telefonin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit