“Zjarrfikësit e Rilindjes” protestojnë sot për Eglin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.08.2024, 17:18

Vdekja e Eglit dhe e gjithë ngjarja që rrodhi pas, me një sërë padrejtësish na ka prekur të gjithëve. Egli, si shumë emra të tjerë, është viktimë e një shteti të kapur nga krimi, nga të fortët e partisë dhe nga qokat që u bëjnë njëri-tjetrit.

Që ditën kur JOQ zbuloi skandalin e vrasjes së Eglit dhe si po përpiqej të fshihej ngjarja, pati një “revoltë” të madhe qytetare. Sipas mesazheve që merrnim, qytetarët ishin të gatshëm të dilinin në rrugë dhe të protestonin masivisht për këtë padrejtësi, por askush nuk guxoi që të drejtonte këtë revoltë.

Mirëpo, përfituesit e kësaj situate janë “zjarrfikësit e Rilindjes”. E kemi fjalën për ata persona, që janë të lidhur me pushtetin, direkt apo indirekt, të cilët pas më shumë se një jave nga vdekja e Eglit kanë thirrur një protestë ditën e sotme në orën 19:30.

Një protestë e cila do shërbejë më shumë për të harruar rastin e vdekjes së Eglit, se sa për të kërkuar drejtësi ndaj tij. Kjo protestë duhej të mbahej që në momentin kur u zbulua skandali, por në atë kohë, “zjarrfikësit e Rilindjes” kishin marrë urdhëra që duhet të prisnin, të vinin nga pushimet dhe më pas të reagonin.

Kjo thirrje për protestë është njësoj siç u kap protesta e studentëve, protesta e rritjes së çmimeve apo edhe protesta e ndërtimit të pallateve tek zona e ish-parkut.

“Zjarrfikësit e Rilindjes” janë personazhe të cilët përdoren për këto ngjarje. Ata kujdesen që revolta e vërtetë e qytetarëve të kontrollohet, pra të mos jetë aq e fortë sa mund të prekë ata që vranë Eglin.

Mjafton të shikoni se kush e merr megafonin sot, për të kuptuar se kush janë “zjarrfikësit e Rilindjes”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit