Kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur pasurinë e tij në organet kompetente në RMV. Sipas asaj që ka paraqitur, Mickoski posedon të ditur statusin e tij pasuror.
Ai ka shkruar se posedon një shtëpi në Shkup me vlerë prej 26,8 milionë denarë (450 mijë euro), pronë të cilën e ka fituar me marrëveshje për blerje në vitin 2014, kur ishte profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.
Ai ka raportuar edhe depozitë në euro, por shumën e devizës nuk e ka shkruar në llogarinë e kursimit, e nga borxhet, nga ana tjetër, kryeministri ka raportuar se ka kredi rreth 400.000 denarë (6.503 euro).
Është interesant fakti se Mickoski në pyetësor ka raportuar se ka dy orë, të cilat i ka në pronësi që nga viti 2015 dhe 2016. Njëra është me vlerë rreth 40.000 euro ose rreth 2.3 milionë denarë, ndërsa ora tjetër rreth 800 mijë denarë ose rreth 13 mijë euro.
Kryeministri Mickoski nuk ka sqaruar se si i ka blerë këto dy orë luksoze të markave zvicerane, përkatësisht nëse i ka blerë apo i ka marrë dhuratë.
Kryeministri Hristijan Mickoski për 10 vite është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka qenë edhe drejtor i ELEM-it dhe këshilltar për energji i ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, ndërsa për 7 vite është në krye të OBRM-PDUKM-së.
Në karrierën e tij ka qenë edhe montues i kondicionerëve në kompaninë FONCO, ka pasur edhe aksione në hidrocentrale të vogla, të cilat i ka shitur kur u bë kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Mickoski në pyetësor ka raportuar edhe një pikturë të cilën e ka blerë në vitin 2016 për 10 mijë euro.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.