Nuk mori masa për sigurinë e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave, AIP gjobit KESCO-n

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.08.2024, 13:28

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), si autoritet mbikëqyrës për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KESCo) për mos ndër marrjen e masave të nevojshme të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar disa ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave) lidhur me veprimin se KESCo ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve”, thuhet në njoftim .

Më tej thuhet se gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCo ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore.

“Veprimi i Agjencisë për shqiptimin e gjobës ndaj KESCo është ndërmarrë pas fushatës ndërgjegjësuese që Agjencia ka zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2024, me të gjitha kompanitë që bëjnë shpërndarjen e faturave, me ç ‘rast ka kërkuar zbatimin e detyrimeve ligjore që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve. Me qëllim të përgatitjes së kushteve, Agjencia ka kërkuar nga Kompanitë që deri më 30 qershor 2024, të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e të dhënat personale”, thuhet në komunikatë.

Siguria e të dhënave personale është një e drejtë themelore e qytetarëve dhe mbrojtja e këtyre të dhënave duhet të jetë prioritet për çdo kompani që i përpunon të dhënat personale.

Në fund të njoftimit thuhet se Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdoje mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga kompanitë private dhe institucionet publike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit