30 milionë euro i shpenzuan naftë veturat zyrtare për tri vjet të Qeverisë “Kurti”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.08.2024, 20:10

Për 3 vjet 30 milionë euro. Kaq kanë shpenzuar derivate të naftës veturat e institucioneve të Kosovës gjatë periudhës 2021-2023, periudhë kjo kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti kryeministër.

Ky i fundit për sa ka qenë në opozitë ka qenë kundër shpenzimeve të larta të zyrtarëve shtetëror me vetura zyrtare, duke e përsëritur deklaratën e famshme: “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”, por me ardhjen e tij në pushtet gjërat kanë ndryshuar.

Sipas raportit vjetor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2021 institucionet e Kosovës gjatë vitit 2021 kanë shpenzuar 7.62 milionë euro karburant për vetura.

Në vitin 2022 shpenzimet e tilla kishin shkuar në 11.34 milionë euro, përderisa në vitin 2023 kanë qenë 10.5 milionë euro. Gjithsej, gjatë periudhës 3 vjeçare (2021-2023) institucionet e Kosovës në karburant për vetura kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro, raporton frontonline, duke iu referuar dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit