Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, ku dy jet ski janë përplasur dhe një italian ka humbur jetën.
Nicola Iorio, 19-vjeçari nga Casale ndodhej me pushime në Shqipëri kur u përplas nga një jet ski që drejtohej nga kunati i tij Salvadore Di Tella.
Aksidenti ndodhi dje, rreth një milje nga perimetri i sigurisë së plazhit. Nicola, i cili u shpëtua menjëherë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal në Shkodër, nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të rënda që mori.
Lajmi tronditi jo vetëm komunitetin vendas, por edhe atë italian, ku familja e të riut u njoftua menjëherë për ngjarjen. Të pikëlluar, disa nga të afërmit e Nikollës menjëherë u nisën për në Shqipëri për të qenë sa më shpejt të pranishëm në vendin e tragjedisë.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Policia e Shkodrës kaarrestuar italianin tjetër, Salvadore Di Tella 20 vjeç, për veprën penale "Vrasja nga pakujdesia".
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon për mbledhjen e të gjitha informacioneve të nevojshme dhe zbardhjen e dinamikës që ka çuar në përplasjen fatale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.