Mbretëria e Bashkuar ka nisur një program të quajtur “Prevent” i cili sipas tyre synon të mbrojë gratë nga dhuna e burrave, duke “edukuar” të rinjtë e duke i cilësuar këta një lloj forme terroristësh.
Programi ka në parim “detektimin” e gjinisë mashkullore që në shkolla, të cilët do të raportohen ligjërisht nga mësuesit e tyre nëse shikojnë forma të misogjinisë ekstreme.
Qeveria argumenton se të rinjtë po ndjekin shembuj influencerësh online si Andrew Tate duke u radikalizuar në dhunën kundër grave.
Kjo politikë është cilësuar leftiste, pasi fillimisht ka targetuar disa “kategori” që i cilëson si “zona rreziku” duke përfshirë ekstremizmin islamist, ekstremizmin e djathtë, të drejtat e kafshëve, etj.
OPINIONI PUBLIK
Shumica kanë argumentuar se pse e njëjta gjë nuk po bëhet për misandrinë ekstreme përsa u përket mbrojtjes ndaj meshkujve.

Polemika të forta janë ngritur në lidhje me këtë program duke e cilësuar si qëllim për të “shfarosur totalisht burrërinë”. “Ata do nisin me fuqizimin e femrave derisa të jetë vetëm një gjini”,-shprehet një komentues.
Ky program po cilësohet si feminizëm ekstrem.

“Koha që meshkujt të identifikohen si femra”,-thotë një tjetër person.

“Pra kur njerëzit ofendohen, tashmë qenka terrorizëm”,-komenton dikush tjetër me ironi.

“Kur janë zgjedhjet e ardhshme”,-thotë dikush tjetër.
“Ku po shkon Britana”,-pyet një tjetër.

ARTIKULLI I THE TELEGRAPH
Misogjinia ekstreme do të trajtohet për herë të parë si terrorizëm sipas planeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të luftuar radikalizimin e të rinjve online.
Yvette Cooper, Ministrja e Brendshme, ka urdhëruar një rishikim të strategjisë kundër-ekstremizmit në Britani për të adresuar me urgjencë boshllëqet në qëndrimin e Qeverisë, ka zbuluar "The Sunday Telegraph".
Ky rishikim do të përqendrohet në trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në të njëjtën mënyrë si ekstremizmi islamist dhe ai i ekstremit të djathtë, mes frikës se udhëzimet aktuale të Ministrisë së Brendshme janë tepër të kufizuara.
Kjo nënkupton se mësuesit do të jenë të detyruar ligjërisht të raportojnë nxënësit tek të cilët dyshojnë për misogjini ekstreme tek “Prevent” (programi i “kundër-terrorit” të Qeverisë).
Kjo ndodh pas paralajmërimeve se influencuerët misogjinistë po radikalizojnë djemtë adoleshentë online.
Cooper tha: "Prej shumë kohësh, qeveritë kanë dështuar të adresojnë rritjen e ekstremizmit, si online ashtu edhe në rrugët, dhe kemi parë rritjen e numrit të të rinjve të radikalizuar online. Nxitja e urrejtjes në të gjitha format e saj dëmton dhe shpërbën vetë thelbin e komuniteteve tona dhe demokracisë sonë."
Ekzistojnë disa kategori të ekstremizmit të renditura nga Ministria e Brendshme si “fusha shqetësuese", duke përfshirë ekstremizmin islamist, ekstremizmin e djathtë, të drejtat e kafshëve, ekstremizmin mjedisor dhe ekstremizmin e lidhur me Irlandën e Veriut.
Gjithashtu ekziston një kategori për "incel", një shkurtim i termit "beqar i pavullnetshëm", që i referohet një nënkulture mashkullore që përfshin ndjenja të dhunshme ndaj grave si rezultat i ndjenjës së refuzimit. Zyrtarët tani frikësohen se kjo kategori nuk përfshin forma të tjera të misogjinisë ekstreme.
Mësuesit, profesionistët e shëndetësisë dhe stafi i autoriteteve lokale janë të detyruar ligjërisht të bëjnë një raportim te “Prevent” nëse besojnë se dikush është i prirur për t'u radikalizuar. Kushdo që raportohet te “Prevent”, vlerësohet nga autoriteti lokal dhe policia për të parë nëse kanë nevojë për de-radikalizim.
Në vitin 2022-23 pati 6,817 raportime te “Prevent”, me përqindjen më të lartë të raportimeve të klasifikuara në kategorinë e gjerë "vurnerabilitet i pranishëm por pa ideologji ose rrezik terrorizmi", me 37 për qind, e ndjekur nga ekstremizmi i djathtë me 19 për qind dhe ekstremizmi islamist me 11 për qind.
Influencerët të akuzuar për radikalizimin e të rinjve meshkuj
Ndërkohë, shefat e policisë kanë akuzuar influencuerët online si Andrew Tate për radikalizimin e djemve në misogjini ekstreme në një mënyrë që cilësohet si "mjaft e frikshme". Maggie Blyth, liderja e NPCC për dhunën ndaj grave dhe vajzave, tha se të rinjtë dhe djemtë janë në rrezik të radikalizohen në të njëjtën mënyrë siç tërheqin ndjekësit terroristët.
Tate është një influencues i diskutueshëm britaniko-amerikan i vetë-proklamuar "misogjinist" i cili u bë i famshëm pas paraqitjes në Big Brother në vitin 2016. Ai aktualisht pret gjyqin në Rumani për akuza të përdhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krijimit të një bande kriminale për të shfrytëzuar seksualisht gratë. Ai mohon akuzat.
Rishikimi do të diktojë strategjinë e re kundër-ekstremizmit
Zyrtarët do të shqyrtojnë ideologjitë që po marrin vrull dhe do të vlerësojnë çdo boshllëk në sistemin aktual që lë vendin "të ekspozuar" ndaj kërcënimeve që promovojnë dhunën ose minojnë demokracinë. Ata do të shikojnë rritjen e ekstremizmit islamist dhe atij të djathtë, si dhe besimet që përfshihen në kategori më të gjera si obsesioni me dhunën.