“Avon” falimenton, mijëra padi kundër kompanisë për përdorimin e talkut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.08.2024, 22:21

Kompania ikonë e kozmetikës “Avon Products” ka bërë kërkesë për shpallje falimentimi në Shtetet e Bashkuara, për shkak të qindra padive lidhur me efektet e supozuara kancerogjene të talkut në produktet e saj. Sipas dokumentit të dorëzuar në gjykatë, “Avon”-i përballet me 386 procese gjyqësore në pritje, me kërkesa për dëmshpërblim prej milionash. Ndonëse kompania e ka mohuar praninë e asbestit në produktet e talkut, kostot ligjore dhe kompensimi i kërkuar e kanë sjellë kompaninë në prag të kolapsit financiar.

"Avon"-i, i themeluar ne vitin 1886, është kthyer në një simbol të shitjes derë më derë. Në vitin 2020, kompania u ble nga kompania braziliane “Natura”, e cila ofroi mbështetje financiare për të përballuar krizën. Megjithatë, frika nga paditë e mëtejshme e ka shtyrë “Avon”-in të kërkojë mbrojtje përmes procedurave të falimentimit , të njohura si "Kapitulli 11", i cili u lejon kompanive amerikane të riorganizohen dhe të mbrohen nga paditë e mëtejshme.

Mirëpo, “Avon”-i nuk është kompania e parë që i drejtohet kësaj procedure për shkak të polemikave për talk. Këtë javë, “Johnson & Johnson” arriti gjithashtu një marrëveshje prej 6,5 miliardë dollarësh për të kompensuar viktimat e përfshira në rreth 61 000 padi civile.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit