Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30 në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Udënisht, ku automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen me inicialet E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin me inicialet D. R.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesja e automjetit tip "Toyota" dhe drejtuesi i automjetit tip "Hynday", së bashku me pasagjeren në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për t'u mjekuar.
Njëri nga tre të plagosurit pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Dyshohet sedrejtuesja e mjetit “Toyota” ka humbur kontrollin, duke kaluar në korsinë tjetër, ku është përplasur me mjetin që udhëtonin dy anglezët.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.