Dubrovnik/Gjobiteni në rast se përdorni valixhe me rrota

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.08.2024, 20:09

Nëse po mendoni të vizitoni Dubrovnikun, mendoni mirë për bagazhet që do të merrni me vete.

Falë rregullave të reja, vizitorëve në qytetin e vjetër të Dubrovnikut u ndalohet të tërheqin valixhet me rrota përgjatë rrugëve.

Vendimi u propozua nga kryebashkiaku, Mato Frankovic dhe sipas tij ishte një përpjekje për të pakësuar ndotjen akustike, pasi vendasit janë lodhur duke u zgjuar natën nga zhurmat e valixheve të udhëtarëve.

Po çfarë ndodh me ata që kapen duke zvarritur valixhet e tyre me rrota? Do të gjobiten me 265 euro. Dhe sipas kryebashkiakut këto rregulla janë “vetëm fillimi”.

Vetëqeverisja lokale shpreson që me përpjekje të përbashkëta ta zgjidhë problemin e valixheve në Dubrovnik dhe të futet një sistem sipas të cilit çantat do të depozitohen jashtë qytetit dhe do të transportohen deri në akomodim me korrier.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit