Jo të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të marrin kredi pranë bankave apo pranë mikrofinancës. Gjithashtu, nuk do të lejohet që një individ të marrë disa kredi pa kufizim njëkohësisht.
Banka e Shqipërisë po përfundon së hartuari rregulloren e re, ku do të jenë tri shtylla kryesore me kufizime në kredidhënie, jo vetëm për jo-bankat, por dhe për sektorin bankar të nivelit të dytë. Këto masa kufizuese synojnë mbrojtjen e konsumatorëve nga kreditë, kryesisht nga sektori jo-bankar, sidomos pas skandalit të MCA-së e FINAL-it.
Masa e parë kufizuese ka të bëjë me kufirin e numrit të kredive që një individ mund të marrë në banka ose jo-banka, sepse individët që kanë marrë disa kredi njëkohësisht janë më të rrezikuar për të pasur vështirësi në shlyerjen e tyre dhe për t'u klasifikuar si kredimarrës problematikë. Ky fenomen doli në pah edhe në rastin e MCA-së dhe FINAL-it ku shumë nga kreditë nuk u shlyen.
Masa e dytë kufizuese ka të bëjë me kredidhënien e bazuar në një analizë financiare dhe kufizimin e numrit të klientëve që mund të marrin kredi. Pra nëse një qytetar apo biznes ka performancë negative në shlyerje të kredive ose s’ka të ardhura të mjaftueshme, nuk do të marrë kredi.
Masa e tretëkufizuese ka të bëjë me plotësimin e disa kushteve për t’u kualifikuar për të marrë kredi. Pasi historiku i kreditimit ka treguar që edhe persona me probleme të shëndetit mendor kanë marrë kredi. Pra, do të ngrihet një “listë e zezë” me kategoritë që s’duhet t’u jepet kredi.
Këto ndryshime synojnë përmirësimin e kërkesave lidhur me etikën e dhënies së kredisë nga bankat dhe subjektet financiare jo-banka.
Banka Qendrore ka kërkuar më herët nga Ministria e Financave të propozojë kthimin në ligj të rregulloreve që kufizojnë normën maksimale të interesit të kredive që japin shoqëritë jo-banka dhe kufizimin e penaliteteve në 30% të totalit të detyrimeve. Këto masa shtrënguese po ndërmerren nga Banka e Shqipërisë për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet pas skandalit me MCA-në dhe FINAL-it, të cilët abuzuan me qytetarët duke ju shtuar detyrimet.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.