Velipojë/Përplasen dy “Jet Ski”, humb jetën i riu italian

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.08.2024, 15:21

Dy "Jet Ski" të drejtuar nga dy shtetas italian janë përplasur në plazhin e Velipojës si pasojë e manovrave të gabuara.

Bëhet fjalë për dy shtetasit italian me inicialet N.L, 19 vjeç dhe S.D., 20 vjeç, të cilët kishin ardhur për pushime në Velipojë, kanë bërë manovra në ujë dhe ishin një milje larg perimetrit të sigurisë. Dyshohet ishin nën efektin e alkoolit.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të marra, 19-vjeçari humbi jetën në Spitalin e Shkodrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit