Qytetarja denoncon ONE: “Ka 3 muaj që ka mbaruar kontrata, vazhdojnë të më tarifojnë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.08.2024, 18:57

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një situatë të pakëndshme me kompaninë telefonike ONE, e cila ka vazhduar t'i faturojë shërbime edhe pasi kontrata e saj njëvjeçare ka përfunduar.

Sipas denoncimit, kontrata e saj me ONE ishte lidhur në maj 2023 dhe përfundoi në maj 2024. Megjithatë, edhe pse ka kaluar më shumë se tre muaj nga përfundimi i kontratës, ajo nuk është mbyllur ende nga kompania. Qytetarja, e cila tashmë jeton jashtë Shqipërisë, është indinjuar nga fakti se vazhdon të tarifohet për një shërbim që nuk e përdor.

Ajo thekson se ka bërë disa herë kërkesë për mbylljen e kontratës, si në pikat fizike të kompanisë, ashtu edhe përmes platformës WhatsApp, por përgjigja e vetme që ka marrë është se "Kërkesa juaj do të raportohet".

E revoltuar nga kjo situatë, ajo nënvizon se nuk është rasti i vetëm që ka hasur probleme me ONE, duke e cilësuar kompaninë si "Kompania e Mashtrimeve One". Qytetarja shpreson që përmes këtij denoncimi, kompania të ndërgjegjësohet dhe të dëgjojë kërkesat e klientëve të saj.

Ajo falënderon JOQ Albania për mundësinë e publikimit të kësaj ankese, duke shpresuar se ky rast do të shërbejë si një thirrje për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit nga ana e kompanisë.

Në vijim mesazhi i mbërritur pranë redaksisë së JOQ:

Pershendetje JOQ! Uroj te jeni mire! Do te doja te shprehja ankesen time ne lidhje me kompanine telefonike ONE. Ankesa ime drejtuar kompanise lidhet me faktin se ne MAJ 2023 kam lidhur kontraten 1 vjecare me to e cila ka perfunduar ne MAJ 2024. Nga muaji MAJ deri me tani GUSHT 2024, nuk ma kane mbyllur kontraten, si pasoje e kesaj une vazhdoj te tarifohem edhe pse nuk e perdor fare numrin pasi jetoj jashte Shqiperise tashme. Kam bere disa here kerkesen ne pika fizike dhe se fundmi nepermjet platformes WHATSAPP, por e vetmja pergjigje qe marr prej tyre eshte : – “ Kerkesen tuaj do ta raportojme”. Jam shume e indinjuar per kete fakt, pasi nuk eshte dicka normale. U be nje kohe e gjate ne fakt qe denoncimet kundrejt “Kompanise se Mashtrimeve One” jane shtuar ndjeshem, por duke denoncuar uroj qe ato te ndergjegjesohen dhe te degjojne kerkesat e klienteve te tyre. Faleminderit nese do e shqyrtoni ankesen time duke e postuar kete shkrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit