Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi një përvojë aspak të këndshme në aeroport.
Ajo postoi në rrjetin e saj social “Instagram” një video duke qarë, mjaft e prekur nga incidenti i ndodhur.
Sipas saj gjithçka filloi kur i foli shqip agjentit të sigurisë, pasi mendoi se ishte shqiptar, veprim ky që duket se ka acaruar agjentin, i cili më pas e ka ndaluar këngëtaren të hipë në avion.
U ndjeva e kërcënuar sepse mendova se agjenti i sigurisë ishte shqiptar. I fola shqip, e pyeta se ku mund të merrja biletën dhe tani s’po më lejon të udhëtoj.
Rexha shkroi mbi videot e saj në “Instagram” se ndihej e kërcënuar nga agjenti i sigurisë i cili ushtroi presion psikologjik ndaj saj.
Ky është krim urrejtjeje, sepse jam shqiptare. Ai s'më lejon t'ia marr vesh emrin. Ai vazhdoi të ushtronte presion psikologjik, që të më bënte të ndihesha sikur ai ishte më i fuqishëm nga se ishte në të vërtetë.
Gjithashtu, shtoi se ishte e zhgënjyer që asnjë nga gratë e pranishme nuk denjoi të vepronte apo fliste gjysmë fjale për t’i ardhur në ndihmë.
Në fund, tha se agjenti nuk pranoi t’i tregonte emrin, por mori vesh se punonte për ATSG-në, që është kompani e shërbimit të kontrollit të dokumenteve, e angazhuar nga "Lufthansa".
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.