Një ditë para shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska me dekret ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneralin Sashko Lafçiski i cili nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë.
Në një reagim të cilin ushtarët profesionistë në rrethana anonime e kanë dërguar deri tek Televizioni Alsat, theksohet se kjo është bërë me qëllim që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore të anashkalohet gjeneral Besnik Emini.
“Me rastin e 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend që Shef i Shtatmadhorisë të emërohet njeriu që plotëson kushtet sipas protokollit, hierarkisë dhe konceptit të ushtrisë, ai përbuzet vetëm se është shqiptar dhe në vend të tij emërohet njeriun me katër nivele më të ulëta. Bëhet fjalë për gjeneralin maqedonas Lafçinski (ish pjesëtar i strukturave para luftarake në vitin 2001) i cili deri dje ka qenë nën komandën e Besnik Eminit”, thuhet në Reagimi e ushtarëve.
Nga kushtet kryesore të cilat Lafçiski nuk i plotëson është mosha dhe stazhi. Shefi i shtatmadhorisë kërkohet të ketë të paktën 6 muaj përvojë si komandant i Komandës së Operacioneve, ndërsa rregullativa ligjore obligon që në krye të shtabit gjeneral të shkohet vetëm me kushtin që të paktën 6 muaj të jetë në krye të Komandës së Operacioneve. Mbi të gjitha ai si gjeneral brigade nuk ka përvojë 4 vjeçare ashtu siç kërkon ligji që të mund të emërohet gjeneral major i cili me automatizëm nënkupton shef i përgjithshëm i shtabit. Sipas informacioneve që kanë arritur deri tek Alsat, Lafçinskit kjo gradë i është dhënë një ditë para se ai të dekretohet nga presidentja për shef të shtatmadhorisë. Dosja e tij si ushtar, besueshmëria dhe imazhi brenda ushtrisë lë për të dëshiruar, sa kaq në rrethana jo zyrtare mësohet se deri tani nuk ka qenë i pajisur as me certifikatën e domosdoshëm të NATO-s.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.