Uji vjen gjak i turbullt, qytetarja shprehet e shqetësuar për gjendjen e Lumit Mat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.08.2024, 13:53

Një banore e Milotit ka ngritur shqetësimin për gjendjen e Lumit Mat.

Prej një jave ajo dhe familja e saj shkon në brigjet e Lumit Mat për t’u larë, afërsisht 2 kilometra sipër Urës së Zogut, mirëpo uji i lumit ka përbërë shqetësim për të pasi ka marrë ngjyrë të turbullt, i ngjashëm me gjakun, prej punimeve të pandërprera të ekskavatorëve dhe lavatriçeve që derdhin mbetjet në lum.

Sipas saj, kompania "Salillari" po kryen punime jashtë rrjedhës së lumit, ndërsa ujin e turbullt e bën lavatriçja dhe gërryerjet po një kompani tjetër, që zonja në fjalë nuk ia di emrin, po bëjnë më sipër afër Urës së Skurës.

I bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar dëmtimet e mëtejshme dhe për të mbrojtur lumin, gjendja aktuale e të cilit përbën kërcënim serioz jo vetëm për mjedisin, por edhe për jetën e banorëve, të cilët nuk mund të shfrytëzojnë më si më parë.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje! Jam banore e Milotit. Ka 1 javë që vij çdo ditë me familjen që të lahemi në brigjet e Lumit Mat, afërsisht 2 km sipër Urës së Zogut. Por fatkeqësisht shikoni gjendjen e Lumit nga punimet e ekskavatorëve. Uji vjen gjak i turbullt çdo ditë. Fadromat kalojnë çdo 5 minuta nga rruga e vjetër.

Këtu ku jam unë punojnë jashtë rrjedhës së lumit. Është kompania “Salillari”, ndërsa më sipër nuk e di se çfarë firme është, por ka një javë që uji vjen gjak. Punojnë dhe lavatriçet që derdhin në lum si dhe ekskavatorët që po gërryejnë pa ndalur.

Unë jam rreth 2 kilometra sipër Urës së Zogut. Këtu po punon kompania “Salillari”, ndërsa turbullimin e lumit e bën lavatriçja dhe gërryerjet që po bëjnë më sipër, afër Urës së Skurës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit