Në një vend ku siguria duhet të jetë prioritet, realiteti tregon krejt të kundërtën e broçkullave që thuhen lart e poshtë nga politikanët.
Incidenti që ka ndodhur së fundmi në Tiranë, ku një gruaje iu vodh varësja teksa po ecte në rrugë, është një ndër shembujt e shumtë që tregon se nuk jemi edhe aq të sigurt saç përshkruan kryeministri dhe ky fakt nuk mund të fshihet pas deklaratave të bujshme dhe fjalëve të bukura që s’janë gjë veçse një ëndërr e largët për vendin tonë përplot problematika.
Grabitjet e rrugës sa vijnë e po shtohen së fundmi, duke nisur nga grabitja e qytetarëve, taksistëve dhe deri te kasat e bizneseve.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, në Rrugën e Elbasanit. Dy të rinj të cilët po ecnin në rrugë i kanë marrë një zonje aty pranë varësen nga qafa.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasit me inicialet D.M., 23 vjeç dhe L.M., 21 vjeç, të dy me banim në Tiranë, të cilët u ndaluan dhe u është sekuestruar varësja e vjedhur.
Ngjarje si kjo e fundit sjellin në vëmendje mungesën e sigurisë që shumë prej nesh e ndiejnë çdo ditë. Një gruaje që i vjedhin varësen në mes të ditës, kur duhet të ishte e sigurt, nuk përben përjashtim, por një simptomë e një problemi më të thellë.
Në vend që të pranohet se ka probleme serioze që kërkojnë veprim të menjëhershëm, politika e ka mendjen te projektet e mëdha apo fjalimet që prekin vetëm sipërfaqen e çështjeve të përditshme.
Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që i dëgjon dhe që vepron për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të tyre të përditshme, në vend që të fshehë të vërtetën pas deklaratave optimiste. Siguria nuk është luks, por e drejtë e çdo qytetari.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.