Studentët e Maqedonisë po aplikojnë për subvencionimin e racionit për student

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.08.2024, 13:31

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditë më herët shpalli konkursin ku fillon aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është publikuar në linkun si vijon.

Afati i regjistrimit për studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2024/2025 është deri më 5 shtator 2024.

Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ndërsa në thirrjen mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

– të mos jetë në marrëdhënie të rregullt pune;

– të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe

– të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të larta se paga minimale neto në vitin aktual.

Gjatë parashtrimit të aplikacionit, studentët duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë . MASH- zyrtarisht do t’i sigurojë të gjitha dëshmit e tjera për plotësimin e kushteve, të cilat i posedojnë MPB, APMV , DAP dhe shërbimet studentore të fakulteteve.

Çdo aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë aplikimit për të ushtruar të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ti drejtohet Sektorit për standardin e nxënësve dhe të studentëve përmes kontaktit në vijim: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhes në objektin e Ministrisë.

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Kompensimi monetar nuk është parashikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.

Për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student, Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup. Që aty, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë këtë të drejtë, për të cilën do të njoftohen nga MASH-i në mënyrë elektronike, do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Shparkase Banka për hapje të llogarisë së veçantë, të lidhur me kartë pagese të dedikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit