IKShPK jep këshilla për kosovarët që udhëtojnë në vendet afrikane të prekura nga Lija e Majmunit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.08.2024, 11:58

Lija e Majmunit, e njohur tashmë me emrin Mpox, është shpallur si emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndonëse në vendin tonë ende nuk është raportuar asnjë rast me këtë sëmundje, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka dalë me disa këshilla për të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë nga vendet e Afrikës, të prekura nga Mpox.

Ky Institut thotë se në vlerësimin e ri të rrezikut lidhur me Mpox, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka vlerësuar se ka shumë gjasa që në vendet e BE të ketë më shumë raste të importuara të Mpox të shkaktuara nga virusi clade I, që qarkullon aktualisht në Afrikë dhe një rast i të cilit është regjistruar edhe në Suedi.

Megjithatë, IKShPK thotë se gjasat e transmetimit të vazhdueshëm në Evropë, sipas ECDC, janë shumë më të ulëta me kusht që rastet e importuara të diagnostikohen shpejt dhe të zbatohen masat e kontrollit.

Ndonëse lidhjet e udhëtimit midis Kosovës dhe vendeve të Afrikës, të prekura nga Mpox, janë të rralla, duke u bazuar në rekomandimet që ECDC ka dhënë për shtetet e BE-së, IKShPK jep këshilla udhëtimi për qytetarët nga Kosova, që për çfarëdo arsye u bie të udhëtojnë ose qëndrojnë në vendet afrikane të prekura nga Mpox.

Informohuni për situatën rreth Mpox në shtetet e prekura nga infeksioni: OBSh dhe ECDC ofrojnë udhëzime të përditësuara për situatën epidemiologjike në shtetet e prekura. Praktikoni higjienën e duarve gjatë udhëtimit dhe qëndrimit: Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, ose përdorni dezinfektues duarsh me të paktën 60% alkool. Shmangni kontaktet me kafshët dhe njerëzit e infektuar: Mos kontaktoni me kafshë të egra si majmunët, brejtësit, etj., ose njerëz që kanë simptoma të mpox, siç janë skuqja, ethet ose puçrrat në lëkurë. Qëndroni larg materialeve të infektuara të përdorura nga njerëz të sëmurë: Si p.sh. veshjet, krevatet, peshqirët ose materialet e përdorura në mjediset e kujdesit shëndetësor). Shmangni kontaktet seksuale, nëse Ju ose partneri juaj ka simptoma derisa të keni një rezultat negativ të testit. Parandaloni infeksionin: Përdorni maska, veçanërisht në hapësira të mbyllura ose të mbushura me njerëz, dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet trupore ose plagët e infektuara. Vaksinimi: Nëse në vendin ku udhëtoni, vaksinimi është i mundur, vaksinohuni, pasi që disa vaksina të lisë mund të ofrojnë mbrojtje kundër mpox. Kujdesuni për ushqimin dhe ujin: Pini vetëm ujë të ambalazhuar dhe hani ushqim të gatuar mirë për të reduktuar rrezikun e infeksioneve të tjera që mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore. Izolohuni në rast të simptomave: Nëse zhvilloni simptoma të ngjashme me ato të mpox (ethet, lodhje, dhimbje muskulore, skuqje…), izolohuni menjëherë dhe kërkoni ndihmë mjekësore. Kontrolloni shëndetin tuaj pas udhëtimit: Pas kthimit, monitoroni shëndetin tuaj për 21 ditë. Nëse zhvilloni ndonjë simptomë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, informoni mjekun tuaj për historinë tuaj të udhëtimit dhe testohuni! “Këto rekomandime synojnë të minimizojnë rrezikun e infektimit dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj gjatë udhëtimit”, ka thënë IKShPK-ja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit