Nëna e Faton Hajrizit: E pamja mbaroi por dhimbja s’paska fund, ne e humbëm djalin por ai paska qenë i të gjithëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.08.2024, 14:12

Shehrije Mustafa, nëna e Faton Hajrizit, i cili u vra në Serbi më 19 korrik, si i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, ka falënderuar të gjithë njerëzit që iu qëndruan afër në dhimbjen që po kalojnë si familje.

Faton Harizi u varros javën e kaluar, pasi u konfirmua identiteti i tij dhe trupi u soll në Kosovë. Nëna e tij ka thënë se e pamja për të tashmë ka marrë fund, por dhimbja nuk po përfundon.

Ajo shkruan se pjesëmarrja e shumë njerëzve nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Presheva, i ka bërë të kuptojnë se sa i dashur ishte djali i tyre për njerëzit.

“Faton, këto ditë nana nuk ka derdhë lot për ty. Veç zemra ka lotu. Kam desht me të përcjellë siç duhet në varr. Tash kam kohë m’u merzitë për ty e me kujtu kohën që kam kalu pa ty. Tash e kam një vend ku mund të vi të takoj, të flas me ty për shumë gjëra që mbetëm pa i thënë. Varri yt në Klinë, do të jetë vendtakimi jonë. Nana ka dhimbje por krenaria që kam për ty e mund mërzinë. Tri Klinat, Drenica Kosova, e besa krejt Shqiptaria ta çuan në fund amanetin që kishe”, shkruan ajo ndër të tjera.

Tutje ajo shkruan për lëndimin që i kanë shkaktuar për etiketimet e ndryshme që i bëheshin djalin të saj.

“Faleminderit edhe atyre që nuk ishin apo nuk na përkrahen kur ne kishim nevojë. Vetëm një zemër e nanës e kupton sa shumë lëndohet ajo kur emra të ndryshëm i ngjiten evladit”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë:

E pamja për ty mori fund, por dhimbja s’paska fund djali jem.

Si nanë, që veç ato që e kanë provuar ma kuptojnë dhimbjen që kam, po du me falenderu krejt ata që na kanë nejt afër në ditën me të vështira që kem kaluar dhe po kalojmë ne si familje. Ne si prind kemi humbur një djal, por kemi kuptuar se ai ka qenë i të gjithëve.

Pjesëmarrja e mijëra njerëzve në varrimin e Fatonit nga gjithë Kosova, Shqipnija, Maqedonia e Presheva na ka ba me kuptu sa shumë e keni dashtë djalin tonë. Ardhja për ngushëllime na ka lehtësu dhimbjen e madhe që e kemi.

FALEMINDERIT mijëra herë për mijëra njerëz që nuk na lanë vetëm në këto ditë të rana për ne.

Faleminderit edhe atyre që nuk ishin apo nuk na përkrahen kur ne kishim nevojë. Vetëm një zemër e nanës e kupton sa shumë lëndohet ajo kur emra të ndryshëm i ngjiten evladit. Faton, këto ditë nana nuk ka derdhë lot për ty. Veç zemra ka lotu.

Kam desht me të përcjellë siç duhet në varr.

Tash kam kohë m’u merzitë për ty e me kujtu kohën që kam kalu pa ty.

Tash e kam një vend ku mund të vi të takoj, të flas me ty për shumë gjëra që mbetëm pa i thënë. Varri yt në Klinë, do të jetë vendtakimi jonë.

Nana ka dhimbje por krenaria që kam për ty e mund mërzinë.

Tri Klinat, Drenica Kosova, e besa krejt Shqiptaria ta çuan në fund amanetin që kishe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit