Situatë alarmante në Yzberisht, qytetari: koshat nuk janë pastruar prej kohësh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.08.2024, 13:47

Një qytetar është shprehur i indinjuar për situatën alarmante në lidhje me koshat e papastruara në Yzberisht.

Ai thekson se koshat kanë kohë që nuk janë pastruar dhe kjo situatë nuk mund të tolerohet më.

“Përshëndetje JOQ! Taksirat pyesni njëherë ç’kanë që s’i pastrojnë koshat në Yzberisht, se u bënë ca kohë përditë kështu i gjen. Faleminderit!”, shkruan qytetari.

Bashkangjitur ankesës, ai dërgoi edhe një fotografi ku duket qartë grumbulli i plehrave brenda dhe jashtë koshit.

Përveç pamjes së shëmtuar, mospastrimi i mbeturinave rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve dhe ul higjienën publike, duke ndikuar për keq në jetën e banorëve.

Bëjmë thirrje Bashkisë të ndërmarrë masa urgjente për pastrimin e koshave në qytet. Mungesa e pastrimit të rregullt të mbeturinave mund të sjellë pasoja negative tek banorët, ndaj është e domosdoshme që kjo çështje të trajtohet me seriozitet dhe të jepen zgjidhje të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit