Koreja e Jugut lë pas Gjermaninë apo Zvicrën në lidhje me importin e makinave të përdorura drejt Shqipërisë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se 17.4 për qind e mjeteve që u importuan gjatë janar-korrik 2024 i takojnë këtij vendi me një rritje të dukshme me janar-korrik 2023 kur zinin 7 për qind të totalit.
Mjetet e importuara nga Koreja e Jugut janë rritur me më shumë se 3 herë ku nga rreth 2956 tashmë kanë arritur në 10.6 mijë mjete.
Pse Koreja e Jugut po dominon tregun?
Së pari, prej tendencës globale të stimulimit të mjeteve miqësore me mjedisin. Politikat qeveritare nxisin përdorimin e mjeteve sa më të reja dhe kryesisht ato elektrike ose hibride. Kjo ka bërë që përdorimi i mjeteve me djegie të eliminohet me ritme të shpejta, duke nxitur shitjen e tyre.
Së dyti, makinat e Koresë së Jugut vijnë me një çmim më ekonomik sesa ato të Europës. Sipas skeptikëve kjo vjen si efekt i standardeve më pak strikte të mjeteve sesa ato në BE-së, ndërsa disa të tjerë mendojnë se vjen ngaqë krahu i punës ka kosto më të lirë.
Pavarësisht nga dilemat, importet nga Koreja e Jugut mbeten tejet aktive dhe çmimet e leverdishme po nxisin shqiptarët të orientohen gjithmonë e më shumë drejt tyre. Ata porosisin online dhe i paguajnë agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose blejnë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.
Sipas mediave koreane, ka një rritje të ndjeshme të eksporteve të makinave të përdorura. Kryesojnë makinat me benzinë, të ndjekura nga makinat me naftë dhe modelet hibride. Gjithashtu, eksportet e makinave hibride arritën një rekord të ri me eksportet e tyre që u rritën 82% në krahasim me vitin 2023.
I vetmi vend që ende kryeson importet duke lënë pas Korenë është Italia nga ku importet kanë një peshë 18.2% gjatë janar-korrikut. Në vend të tretë vjen Gjermania me 17.2 %, pastaj Zvicra me 9.1%, SHBA-ja me 6.7% dhe Kina me 5.7%.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.