Blerja e banesave, vështirësohet kredidhënia, bankat nuhasin rrezik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.08.2024, 12:01

Lejet që qeveria jep për ngritjen rrokaqiejve me sa duket kanë filluar të trembin edhe bankat, të cilat po nuhasin risk në sektorin e ndërtimit. Banka e Shqipërisë raportoi se shumë prej bankave private po marrin masa duke e vështirësuar kreditimin për blerjen e banesave.

Në raportin e fundit të Politikës Monetare, BSH-ja deklaroi se kushtet e ofertës për kredi të individëve ishin të fragmentuara në këtë tremujor, të shprehura në lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe në shtrëngim për kreditë e dhëna në financimin e blerjeve të banesave.

Zgjerimi i vrullshëm i tregut të ndërtimit ka krijuar jo pak shqetësim në opinionin e gjerë për një flluskë të mundshme të sektorit. Me sa duket, tani këtë risk kanë filluar ta ndiejnë edhe bankat.

“Zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave konsiderohen prej disa bankave si faktori kyç në shtrëngimin e standardeve, kushteve e termave të kreditimit për kreditë lëvruar individëve në këtë tremujor,” tha BSH-ja.

Gjatë tre viteve të fundit, sektori i ndërtimit është rritur me ritme më të larta sesa pjesa tjetër e ekonomisë. Nga ana tjetër, pavarësisht nga shtimi masiv i ofertës nga ndërtimet e reja, edhe çmimet kanë ndjekur të njëjtën trajektore.

Ndryshe nga dy vitet e fundit, ku zgjerimi i ndërtimit është mbështetur fuqishëm nga bankat përmes kredisë për blerje banesash, e cila ka qenë në nivelet më të larta historike, tashmë bankat kanë filluar të zmbrapsen nga kreditimi masiv i banesave për shkak të riskut që perceptojnë.

A tregon kjo sjellje korrektim nga nivelet e larta të dy viteve të fundit apo brenda saj perceptohet një krizë e mundshme? Kjo do të bëhet më e qartë gjatë tremujorëve në vijim. Nëse shtrëngimi i kredisë për blerje banesash do të vazhdojë, atëherë bankat po nuhasin më shumë sesa thjesht risk.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit