Rreth 32 për qind e të rinjve serbë duan luftë kundër Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.08.2024, 13:06

Një sondazh i Këshillit Rinor Kombëtar të Serbisë (KOMS) ka zbuluar se rreth 32 për qind e të rinjve serbë duan luftë kundër Kosovës, ndërsa vetëm 8.5 për qind besojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

Rreth 22 për qind e të rinjve besojnë se duhet të ketë pajtim, ndërsa 18.4 për qind vlerësojnë se Kosova duhet të njihet por pas ripërcaktimit të kufijve në mënyrë që shumica e popullsisë serbe në Kosovë të mbetet brenda Serbisë.

Në pyetjen se pse Serbia nuk është bërë ende pjesë e Bashkimit Evropian (BE), rreth 63 për qind janë shprehur se kjo është rezultat i mosnjohjes së Kosovës. Sa i përket anëtarësimit, rreth 36 për qind kanë qëndrim negativ.

E në pyetjen nëse Serbia duhet të anëtarësohet në NATO një ditë, rreth 60 për qind e të rinjve serbë mendojnë se Serbia nuk duhet të ketë kurrfarë bashkëpunimi me NATO-n. Një e katërta e të anketuarve konsiderojnë se Serbia duhet t’i drejtohet Rusisë dhe Kinës, ndërsa vetëm 16 për qind besojnë se vendi duhet të mbështetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndryshe, rezultatet e sondazhit i kanë komentuar shumë analistë të huaj, përfshirë drejtorin e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Gerald Knaus, i cili ka thënë se kjo klimë militarise vjen për shkak të ngecjes në dialogun Kosovë-Serbi: “Kur do ta kuptojë BE-ja se politika aktuale ndaj Ballkanit Perëndimor është drejt dështimit dhe duke përgatitur terrenin për tragjedi?”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit