Pas publikimit të historisë së vajzës algjeriane në JOQ, e cila pretendon se është mashtruar, poshtëruar dhe lënë shtatzënë nga Andrea, ky i fundit ka bërë një reagim duke mohuar akuzat e saj.
Në deklaratën e tij për JOQ, Andrea thotë: “Unë jam i lidhur. Është komplet gënjeshtër se një javë e gjysmë kam qëndruar me atë, jo më shumë. Jo, jo nuk është e vërtetë. Me shoqen e vet shqiptare e bëjmë këtë vetëm për të më prishur imazhin.”
Andrea ka theksuar se gjithçka është një përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij dhe se ai është në një marrëdhënie tjetër dashurie, ndërkohë që 3 ditë më parë ka postuar një video në TikTok duke deklaruar “ngelëm single”.
Algjeriania pretendoi për JOQ se ata janë martuar fetarisht, duke dërguar edhe fotot e martesës së tyre ndërsa Andrea thotë se me atë ka qëndruar jo më shumë se një javë e gjysmë.
Ajo tha se ai e kishte mashtruar pasi i kishte thënë familjes të tij për ta dhe më pas e braktisi dhe i kërkoi të hiqte fëmijën kur i tha se ishte shtatzënë. Vajza thotë se ka lindur tashmë teksa Andrea mohon gjithçka.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.