Vajza algjeriane denoncon Andrean: U martuam, mbeta shtatzënë dhe u zhduk!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.08.2024, 08:49

Një grua algjeriane me banim në Spanjë, ka rrëfyer në redaksinë e JOQ historinë e saj zemërthyese, ku tregon se si u mashtrua dhe u lëndua nga një i ri shqiptar i quajtur Andrea.

Gruaja rrëfen se ishte e martuar fetarisht me Andrean, me origjinë nga Dibra, me banim në Belgjikë. Lidhja e tyre fillimisht dukej e lumtur, por u shndërrua në një makth të vërtetë.

Sipas saj, Andrea e bëri të besonte se martesa e tyre fetare ishte e mbështetur nga familja e tij. Megjithatë, ajo mësoi më vonë se asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk ishte në dijeni të kësaj martese.

“Unë vij nga një familje me parime dhe vlera, dhe nuk mund ta besoja që ai thjesht luante me ndjenjat e mia,” thotë ajo. Gjatë kohës që ishin të lidhur, ajo mbeti shtatzënë. Andrea i kërkoi të abortonte fëmijën sipas deklaratave të vajzës dhe kur ajo refuzoi, ai e bllokoi kudo dhe e fshiu nga jeta e tij.

Ajo lindi fëmijën e tyre para disa ditësh, por ndjen dhimbje dhe turp që Andrea e la të përballet vetëm me këtë situatë të vështirë. Algjeriania shpreh dëshirën që familja e tij të mësojë të vërtetën dhe të kuptojë dëmin që ai ka shkaktuar.

“Nuk e di nëse prindërit e tij dhe familja janë në dijeni për të gjitha këto, por shpresoj që një ditë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë,” shprehet ajo.

RRËFIMI I PLOTË I VAJZËS:

“Më mashtroi një njeri i famshëm në Shqipëri, ai luajti me mua, më lëndoi, mbeta shtatzënë prej tij, më turpëroi para gjithë familjes. Ne ishim të martuar me fe, por ky njeri donte vetëm të luante dhe të më poshtëronte, unë vij nga një familje parimore dhe vlerash.

Emri i tij është Andrea. Ai më tha se familja e tij ishte e lumtur për martesën tonë fetare, por asnjë anëtar i familjes së tij nuk e dinte për këtë. Më vonë mësova se ai ishte një burrë që donte vetëm të argëtohej me mua para gjithë familjes sime.

Unë jetoj në Spanjë dhe Andrea në Belgjikë. Tani është kthyer në Shqipëri është me origjinë nga dibra. Unë mbeta shtatzënë prej tij ai më kërkoi të abortoja unë refuzova më bllokoi dhe më fshiu nga kudo. Linda fëmijën tonë para disa ditësh.

Uroj që këta prindër dhe familja e tij ta dinin të vërtetën. Une jam algjeriane, jemi martuar në nëntor. Mbeta shtatzënë, më tha të vrisja fëmijën. Kur mbaronte shkonte me një grua tjetër.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit