U arratis nga arresti shtëpiak, lëshon fletëarrest për Blerim Ramadanin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.08.2024, 14:14

Ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut. Blerim Ramadani ishte arrestuar më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë- që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes INTERPOL-Serbia, nën akuza për kinse krime lufte.

Kurse më 1 gusht, Gjykata e Maqedonisë së Veriut mori vendim që Ramadani të vendosur në paraburgim, saktësisht në arrest shtëpiak dhe sipas vendimit, ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ai ishte paraparë që të qëndronte në arrest shtëpiak deri më 16 gusht.

Por pikërisht sot u bë e ditur se Ramadani është arratisur nga shtëpia e një të afërmi në Shkup ku edhe po qëndronte.

Në lidhje me këtë situatë, lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut nga ku është konfirmuar arratisja e Ramadanit dhe ndër të tjerash është konfirmuar se tashmë organet kompetente në RMV kanë lëshuar urdhërarrest për ish-ushtarin e UÇK-së.

“Organi kompetent gjyqësor ka dorëzuar dokumentacionin në Ministri të Punëve të Brendshme për shpalljen e fletëarrestit qendror për personin B.R., pasi që momentalisht nuk është i qasshëm nga organet e ndjekjes. MPB do të ndërmarrë masa për gjetjen e këtij personi”, u tha në përgjigjen e MPB-së maqedone.

Ndryshe autoritetet serbe kishin akuzuar Blerim Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes në verën e vitit 1999.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Madje u tha se Ramadani kishte qenë anëtar i Zonës Operative të Nerodimes së UÇK-së.

Së fundi, autoritetet e shtetit serb kanë arrestuar edhe katër shtetas të Kosovës, të cilët Beogradi i ka akuzuar për krime lufte.

Madje Serbia ka shkuar edhe më larg duke bërë një listë të gjatë me emra të shqiptarëve që sipas tyre kanë kryer krime lufte, e të cilët po i kërkon përmes INTERPOL-it. Kësisoj ata në momentin që kalojnë në kufirin si Maqedoni e Veriut apo kufijtë e tjerë ku vlen INTERPOL-i serb atëherë ata mund të ndalohen e më pas të ekstradohen në Serbi.

Për Blerim Ramadanin ishte refuzuar ekstradimi në Serbi pikërisht nga Maqedonia e Veriut.

Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrar dhe të padrejtë arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për këto akuza dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

Në fillim të korrikut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një letre dërguar homologes serbe, kërkoi transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.

Megjithatë, Haxhiu deklaroi se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shteti i tij ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj.

Ditë më parë Kurti realizoi një vizitë zyrtare në shtetin maqedon ku edhe është deklaruar në lidhej me rastin e Ramadanit.

Ai tha se beson që ky rast do të përmbyllet sa më shpejtë në mënyrë që të zbatohet ligji.

“Besoj që do të përmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që edhe ligji të zbatohet, por edhe që marrëdhëniet e mira fqinjësore të ruhen e të mirëmbahen. Unë jam optimist për të ardhmen, nuk është rasti i parë ky që na ndodh, ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën”, ka thënë ai.

Edhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, ka ndarë të njëjtin mendim me Kurtin si dhe është shprehur se marrëdhëniet e mira fqinjësore e bilaterale do të shkojnë në drejtim pozitiv.

“Ministrat e Drejtësisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastin ‘Monstra’ gjithashtu, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bilaterale do të shkojnë në drejtim pozitiv. Ky takim është i mirë pasi duam t’i rrisim dhe përmirësojmë marrëdhëniet mes dy qeverive”, ka shtuar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit