Denis Meçe, vrasësi i Egli Progës, babait të dy fëmijëve, ka ofruar siguri pasurore për t'u liruar nga qelia.
Avokati i tij ka kërkuar që gjykata të zbusë masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" ose "garancia pasurore" në vlerën e 1.000.000 lekëve.
Për momentin Gjykata e Korçës ka vendosur të mbajë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Meçen, por një kërkesë e tillë nga ana e 29-vjeçarit, nipit të ish-drejtorit socialist Valter Gora, tregon realitetin e Shqipërisë.
Jeta e një babai të vrarë, që la gruan e ve dhe dy fëmijët jetim, kushton 10 milionë lekë të vjetra për 29-vjeçarin gangster të Pogradecit, të cilit sikur të mos i mjaftonin paratë nga servilosja e sakrificat për PS, iu vendoste gjoba edhe bizneseve të vogla.
Të shtunën “radhën” e kishte Egli, i cili kishte me qira një lokal në Pogradec, por që bukën e fëmijëve nuk pranoi t’ia jepte të fortit të qytetit.
Kaq mjaftoi që Denisi ta grushtonte deri në vdekje dhe të arratisej për disa orë të mira pasi policia u përpoq ta fshihte ngjarjen dhe ta raportonte siç i interesonte 29-vjeçarit dhe dajës së tij, që ka lidhje me gjithë strukturat, nga Policia te Prokuroria, Gjykata, Spitali dhe bizneset e zonës që fshinë kamerat e ngjarjes.
Nëse Gjykata e Korçës i reziston tundimit të 10 milionë lekëve, Denis Meçe mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet, pasi akuza e “vrasjes nga pakujdesia” u ndryshua Prokuroria që vazhdon të tjerrë deklarata e saj, pa dhënë asnjë shpjegim mbi këtë vendim absurd.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.