Denis Meçe, 29-vjeçari që vrau Egli Progën pak ditë më parë në Pogradec njihej në gjithë qytetin për bëmat e tij.
I riu, që është nipi i ish-drejtorit socialist Valter Gora, ka qenë i punësuar në Ujësjellësin e qytetit dhe zjarrfikëset, duke marrë rrogë shteti edhe pa shkuar fare në punë, referuar raportimeve të qytetarëve.
Në Pogradec ai lëvizte me makina të shtrenjta dhe forcën e pushtetin e tij si gangster me lekë, e tregonte me të gjithë dhe kudo.
Por këtë pushtet prej të paprekshmi nga shteti, 29-vjeçari e kishte fituar ndër vite me servilosjen dhe sakrificat për Partinë Socialiste.
Në rrjetet sociale ai bënte çmos që të binte në syrin e socialistëve duke shpërndarë postimet e Edi Ramës dhe zyrtarëve të tjerë socialistë në qytetin e Pogradecit dhe jo vetëm.
Edhe pse vetëm 18-vjeç, Denisi e shndërroi profilin e tij në Facebook, në një profil sipmatizanti dhe lëpirësi të Partisë Socialiste për të forcuar edhe më tepër pozitat dhe pushtetin e tij në qytet.
Ndërkohë që zgjidhjen e problemeve me para, Denisi e kishte si shpëtim që në vitin 2013, kur shkruante për paratë, kodin zgjedhor, bandat, terrorin, thikat dhe gjakun.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.