Dy denoncime kanë mbërritur së fundmi në redaksinë tonë për një djalë të quajtur "Olsi” i cili akuzohet për vjedhje të shumave të mëdha parash nga pronari i një lavazhi dhe një klient.
Pronari i një lavazhi punësoi Olsin pas një lajmërimi që kishte bërë për punë. Ai thotë se në ditën e dytë të punës, Olsi mori një shumë prej 100 eurosh dhe 30 mijë lekësh për të blerë produkte për lavazhin. Megjithatë, pas marrjes së këtyre parave dhe xhiros ditore nga larja e disa makinave, ai u largua dhe nuk u kthye më.
Ndërkohë një klient i lavazhit thotë se Olsi pasi i lau makinën, ka mbyllur lavazhin dhe është zhdukur, duke i marrë 1300 euro nga makina.
Të dy denoncuesit kanë bërë kallëzim në polici, por kërkojnë që rasti të bëhet publik për të paralajmëruar të tjerët të kenë kujdes.
Denoncimi nr 1:
Nxorrem njoftimin per punetor tek lavazhi im dhe mori ky djali ne telefon dhe me tha qe ka nevoj per pune ok dakort erdhi tha do filloj direkt sepse une kam nevoj per pune. Ok ne rregull filloj. I kerkova karten e id qe ta siguroja tfillonte pune dhe me tha qe kam ber nje aksident kam thyer krahun dhe nuk dua te sigurohem sepse me heqin kempin qe marr ne shtet ok ne rregull e besova. Punoje normalisht diten e par ne rregull. Te nesermen vjen ne pune ne rregull dhe lavazhi kishte nevoj per disa produkte per ti blere dhe me plot besim i japim leket 100€ dhe 30 mij lek per te blere produktet dhe nga ky moment lavi disa makina dhe ka marr leket e xhiros dhe leket qe i dham per te blere produktet dhe esht larguar. Ka marr leket Le celsat e lavazhit. Sepse tani me erdhi nje klient dhe me tha qe ka vjedhur 1300€ ne nje makine
Denoncimi nr 2:
prsh dua te bej nje denoncim per nje vjedhje qe me kan ber. nje lavazhier me ka marr 1300 euro ku ka lar makinen dhe qe nga ai moment ka mbyllur lavazhin dhe nuk ka ardhur me. esht ky person dhe e njohim vetem me emrin olsi. shkodran esht, ju lutem denomcojeni se ka marr dhe 250 mij lek pronarit te lavazhit pervec 1300 euroshit tim qe kisha ne makin. te behet shembull pavaresisht se bera dhe kallezim ne polici
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.