Qeveria nuk ka datë për hapjen e urës!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.08.2024, 09:44

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të mos bëjë veprimet të njëanshme të cilat do ta rrisnin potencialin për dhunë dhe që do ta vënë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it, përfshirë amerikanët të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Por, kryeministri Kurti ka thënë se hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt dhe as kundër partnereve të Kosovës. Pavarësisht se raportet e testimeve të urës e lejojnë hapjen e saj për qarkullimin automjeteve, Qeveria nuk ka treguar një datë për hapjen e saj.

Bashkësia ndërkombëtare po e sheh me shqetësim insistimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së BE-së dhe KFOR-it të cilët po kërkojnë që ura të mos hapet në këtë kohë.

Duke iu përgjigjur paralajmërimeve të ambasadorit të SHBA-së, Jeffrye Hovenier, i cili tha dje se një veprim i tillë i Qeverisë shkon kundër frymës bashkëpunuese dhe se do t’i rrezikonte ushtarët e KFOR-it veçanërisht ata amerikan, kryeministri Albin Kurti tha se hapja e urës nuk është kundër partnereve të Kosovës, por është e drejtë ligjore e Kosovës.

“Me komandantin e KFOR-it mbrëmë kemi biseduar edhe për hapjen e Urës mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, rezultatet përkatëse që i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij në frymën e konsultimeve dhe koordinimeve të vazhdueshme.

Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë.

Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, tha Kurti.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një reagimi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të mos marr vendime të njëanshme dhe për çështjen e urës së Ibrit të diskutohet në proces të dialogut në Bruksel.

“Hapja e urës për lëvizjen e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar, të njëanshëm dhe ta diskutojë këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e DASH-it.

Por, Qeveria këmbëngulë se nuk po bënë veprime të njëanshme për hapjen e urës së Ibrit. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se nuk ka mbetur asgjë për të diskutuar në Bruksel me Serbinë për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

“Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e mbetur pezull apo e pazgjidhur e procesit të dialogut, por është kërkesa kryesore e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e të ndërmjetësuar nga BE-ja në vitet 2015 dhe 2016. Për më tepër, plani implementues i BE-së i datës 5 gusht 2016, e konsideron hapjen e urës si “Simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve të Kosovës, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”, tha Bislimi.

Bislimi shtoi se për inspektimet teknike në urën e Ibrit kishin marrë rekomandim nga një partner i vendeve të QUINT-it gjatë një takimi kohë më parë. Ani pse për një gjë të tillë nuk ka qëndrim zyrtar të BE-së.

“Në vizitën e fundit të emisarit Lajçak në Kosovë më 19 qershor, gjatë takimit që e patëm, mbi urën e Ibrit ai deklaroi se nëse Kosova nuk preferon ta diskutojë përsëri këtë çështje në Bruksel, rekomandimi i tij ishte që diskutime të brendshme me serbët lokal në veri të zhvillohen, për të adresuar implikimet e mundshme të sigurisë dhe shqetësimet e tyre lidhur me çështjen. Ndërkohë, një partner i QUINT-it, shtoi kërkesën për inspektime teknike. Ne i kemi ndjekur të dyja këto rekomandime. Tani BE-ja po kërcënon Kosovën, në rast se ajo zbaton vetë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe rekomandimet shtesë”, tha Bislimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit