Pronari i lokalit “Stropcka” në Pogradec, Voltan Shkulaku, është vënë në qendër të një skandali të rëndë pas vrasjes së dhunshme të Egli Proga. Sipas dëshmive, Shkulaku ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë të lokalit të tij pasi Egli u sulmua brenda mjediseve të tij. Ky veprim ka ngritur dyshime të mëdha për përfshirjen e tij në mbulimin e ngjarjes dhe përpjekjet për të manipuluar provat.
Ngjarja ka ndodhur kur Egli u thirr në lokal nga Denis Meçe dhe një grup personash, ku më pas u sulmua fizikisht. Sipas burimeve, dhuna ka ndodhur brenda lokalit dhe më pas Egli është nxjerrë jashtë dhe është lënë aty pa ndihmë. Ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është se, pas incidentit, pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë ose hard disku i tyre është marrë, duke lënë vend për spekulime se Shkulaku mund të ketë bashkëpunuar me autorët për të fshehur provat.
Gjithashtu, ka dyshime për një bashkëpunim të mundshëm midis pronarit të lokalit dhe policisë për të manipuluar deklaratat dhe për të devijuar hetimet. Ndërkohë, Voltan Shkulaku është parë duke shëtitur i qetë nëpër Pogradec, ndërsa incidenti vazhdon të ngjallë zemërim dhe shqetësim të madh në komunitet.
Ky rast po ngre pikëpyetje serioze për integritetin e procesit hetimor dhe përfshirjen e mundshme të autoriteteve në mbulimin e ngjarjes. Banorët dhe opinioni publik presin që drejtësia të veprojë me transparencë dhe që të gjitha palët e përfshira të mbahen përgjegjëse për veprimet e tyre.
Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA:
Pershendetje JOQ. Ky eshte pronari I lokalit ku u dhunua egli, fshiu kamerat. Voltan Shkulaku, sot xhiro neper Pogradec per Zotin e madh. E kane thirrur ne lokal këta Eglin, ia kane bere me dore e me ze hajde. Kane qene bashke ne tavoline te gjithe kur e kane thirrur. Edhe brenda ka ndodhur dhe dhuna. E kane nxjerre jashte e kane lene. Pastaj kuptohet ne bashkpunim me policine kane bere si te duan deklaratat. Ka kamera ne lokal, po i kane fshire, nuk e di cfare kane bere, kane marre hard-diskun nuk e di. Flm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.