Ujërat e ndotura të plazheve në Shqipëri bëjnë për spital fëmijët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.08.2024, 16:53

Një situatë alarmante po ndodh në plazhet shqiptare pasi fëmijët po përballen me infeksione masive, veçanërisht Impetigo (infeksion bakterial i lëkurës që shfaqet si flluska ose plagë me ngjyrë kafe / ngjyra të kuqe në fytyrë, duar dhe këmbë).

Prindërit e shqetësuar thonë se uji i detit është në gjendje skandaloze, dhe institucionet e shëndetit publik nuk po reagojnë.

Një qytetare thotë se uji në plazhin e Potamit, Himarë është tejet k ndotur pasi vajza e saj, pas një dite plazhi, u infektua rëndë, duke shfaqur simptoma të rënda. Sipas mjekëve të urgjencës në Potam, është përhapur një virus përmes ujit, për shkak të derdhjes së mbetjeve të zeza nga kroçerat dhe derdhjeve të tjera të mbetjeve dhe vajrave.

Qytetarët janë të shqetësuar për mungesën e reagimit nga institucionet e shëndetit publik, ndërsa situata po përkeqësohet çdo ditë.

Prindërit bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, por edhe të rriturve pasi edhe ata kanë shfaqur simptoma, flluska dhe kruarje në trup.

Denoncimi nr 1:

Pershendetje Joq! Doja te ngrija nje problem shum te madh permes faqes suaj. Ishim para dy ditesh per nje jave pushime ne himare ( potam) Diten e dyte pasi bem plazh u be vajza ne kete gjendje skandaloze. E cuam ne urgjence aty ne potam dhe than qe eshte perhapur nje virus permes ujit pervecse kan derdhur mbetjet e zeza te krocereve ka pasur dhe derdhje te tjera vajra ose pislliqe te grumbulluara. I morem antibiotik per nje jave krem per lyerje dhe boje. Pervec vajzes u infektuan edhe te rritur ne vendet qe kishin ndonje plage te vogel te hapur .Problemi jon eshte te ngrem zerin mbase dikush reagon. E di qe ka shume raste te tjera te ngjashme. Faleminderit nese e poston!

Denoncimi nr2:

Bejeni problem infektimin ne plazhe Po ndodh tmerr me femijer Infektim masiv. Postova nje foto te djalit tim dhe me erdhen qindra mesazhe te tjera me te njejtin problem. Uji i detit eshte skandal ku jane institucioent e shendetit publik ? Tmerr reagimi zero 🤦🏻‍♀️

Infeksion Impetigo Jane infketuar pafundeissht femiejt sidomos

Institucionet e shnedetit publik mendoj se duhet te nxjerin ne terren inspektore te shohin gjendjen e detit. Kjo duekt si epidemi tashme me kaq shume raste

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit