Një djalë i ri, i sëmurë rëndë me Morbus Krohn (një sëmundje kronike inflamatore e zorrëve, e cila mund të prekë çdo pjesë të traktit gastrointestinal) ka denoncuar mungesën e qeseve për stomë në urgjencën e spitalit të Durrësit ku u dërgua me ambulancë.
Ai shprehet ditën e djeshme mjekët e këtij spitali e kanë përzënë pasi në spital nuk ka as qese stomë (pajisje mjekësore të dizajnuara për të mbledhur mbetjet e trupit (si jashtëqitjen ose urinën) që dalin përmes një stome), dhe as pasta për mjekimin.
31-vjeçari thekson se qeset për stomë janë tepër të shtrenjta në treg, duke kushtuar 20,000 lekë për një qese në ditë dhe pasta për mjekimin kushton 12,000 lekë për një javë.
Ai është detyruar të kthehet në shtëpi me plagën e hapur dhe tani apelon për ndihmë urgjente, duke theksuar se pa këto mjete, ai nuk mund të mbijetojë dhe plaga.
Jam pa qese. Jam i sëmurë rende me MORBUS KROHN. Shikojini videot jam me zorren jasht
Isha sot ke urgjenca me ambulanc nga shtëpia dhe atje nuk ka qese per stomen. Kam nevoj per qeset e stomes asigje tjt nuk dua se skam jet pa ato. 20 mij lek 1 qese ne dite , pasta 12mij lek per 1 jave
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.