Në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot ekstrem i nxehtë deri të enjten

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.08.2024, 09:06

Moti shumë i nxehtë dhe me temperaturë mbi 40 gradë do të na shoqëroj deri të enjten, thanë për Alsat nga Enti Hidrometeorologjik. Në fundjavë temperaturat pritet të ulen por vetëm për disa gradë për të vazhduar sërish mot me diell dhe I nxehtë I cili pritet të na shoqëroj gjatë gjithë muajit gusht.

“Shumë nxehtë pritet të jetë deri të enjten prandaj kemi aktualizuar meteo alarmin. Deri të enjten vijon faza portokalli sa I përket rrezikut nga temperaturat e larta dhe presim që prej sot e deri të enjtën temperaturat ta kalojn 40 gradë celsiuz. Kjo veçanërisht vlen për pjesën përgjatë Vardarit duke përfshirë edhe Luginëne Shkupit. Të premten presim që temperature maksimale të jetë prej 33 deri në 39 gradë ndërsa të dielën diku rreth 30 dhe 37 gradë celsiuz”, tha Ivana Petroviq, Enti Hidrometeorologjik.

Temperaturat e larta kanë shtuar edhe numrin e thirrjeve në Ndihmën e Shpejtë. Për 24 orë janë regjistruar 80 telefonata. Sipas mjekëve të urgjencës, më së shumti është intervenuar në ambiente të hapura si tregje, stacione të autobusëve dhe objekte ndëertimi.

“Kemi paraqitje nga hapsirat publike, autobuse, vende pune në të hapur siç janë tregjet. Qytetarët, pavarësisht që kemi dhënë rekomandimet që ti kryejnë obligimet më së voni deri në Orën 11 dhe mos të dalin pa urgjencë sërish nuk iu përmbahen këtyre udhëzimev dhe ndodhë të alivanosen, posaçërisht më të moshuarit, të sëmurët kronikë, ata me diabet të cilët janë shumë të ndjeshëm si grup në këtë mot shumë të nxehtë”, theksoi Marina Sotirovska, Ndihma e Shpejtë.

Në shumë objekte ndertimi sot kishte numër të madh të punëtorëve që kryenin aktivitetet ndërtimore pavarësisht që në fuqi janë rekomandimet për tu mbrojtur nga vala e të nxehtit. Në rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, grupet më të rrezikuara, gjegjësisht gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, lirohen nga detyrimet e punës nga data 12 gusht 2024 deri më 14 gusht 2024. Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit