Paraziti me profil fake që ëndërron të ketë pushtet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.08.2024, 23:42

Një ndjekës i JOQ ka shprehur për redaksinë shqetësimin e tij për një individ, i cili, sipas bio-s së tij në Instagram është i punësuar në disa institucione të rëndësishme shtetërore qeveritare dhe medemek ka një profil prej të forti që e mbron pushteti, pasi kërcënon në komente qytetarët që shprehin lirshëm mendimin e tyre.

“Me beri shum pershtypje komenti ketij. I vizitova profilin del nje njeri i punesuar kudo 🤝 edhe kane vrare nje njeri dhe kercenon qytetaret kur shprehen lirisht”,-shkruan qytetari duke iu referuar një komenti të bërë nën një post të JOQ mbi vrasjen e Eglit në Pogradec dhe pas kësaj ka marrë një kërcënim nga ky profil.

Profili, i cili në fakt ka qenë në lupën argëtuese të JOQ për shumë kohë, është një parazit me llogari falso i cili deliron në të pasurit pushtet duke bërë trimin pas tastiere. Këtë radhë duke përdorur mbiemrin e “Rrajave”, individi i dëshpëruar me foto të vjedhura i cili reklamon jetë luksoze, po ashtu të vjedhur, hiqet si një personalitet i lartë i PS duke vënë në bio të profilit në Instagram institucionet e shtetit.

Ky parazit ngelës në abetare, ironikisht ka kërcënuar qytetarët që mbështesin drejtësinë për Eglin dhe ka mbrojtur vrasësin Denis Meçe duke u hequr sikur këtë të fundit e njeh dhe do e lirojë nga burgu sepse sipas tij është “çun për shoqni”.

“Rraja” më parë ka mbajtur username-in @stafa__stafa, ndërsa tani për të idealizuar trimërinë e tij në rrjetet sociale ka ndryshuar mbiemër.

Bëni mirë ta mbani nën vëzhgim për argëtim këtë palaço rrjetesh sociale sepse pas këtij posti denigrues, pritet të ndryshojë mbiemër sërish. 😃

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit