Vdes tragjikisht në Londër 4-vjeçari shqiptar! Mjekët e përcollën 4 herë në shtëpi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.08.2024, 22:56

Një djalosh 4-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen tragjike në Londër. Lindita dhe Kastriot Klosi e dërguan djalin e tyre, Danielin, në Spitalin Royal Free në Camden, katër herë para se të gjente vdekjen por mjekët e linin të shkonte duke i thënë se s’kishte gjë.

Gjatë vizitës së dytë dhe të tretë, çifti pretendon se mjekët i këshilluan të jepnin djalit të tyre Calpol dhe Ibuprofen. Në vizitën e katërt, Danieli, fëmijë i diagnostikuar me spektrin e autizmit, u shtrua në repartin e urgjencës për fëmijë por vdiq disa orë më vonë.

Nëna e tij, Lindita, asistente farmaciste dhe mjeke e kualifikuar në Shqipëri tha për mediat angleze: "Daniel ishte djalë i adhurueshëm dhe ishim shumë të bekuar që ai ishte djali ynë. Ai adhuronte të gatuante me mua. Ai adhuronte kafshët, të dëgjonte histori dhe të luante me shokët e tij. Daniel ishte shumë kurioz dhe i etur për të mësuar. Ai të kënaqte.

Ne ende po përpiqemi të kuptojmë çfarë ndodhi me Danielin dhe pse. E çuam vazhdimisht në spital dhe ishim shumë të shqetësuar për gjendjen e tij, por asgjë nuk të përgatit për lajmin se djali yt i vogël tashmë ka vdekur."

Çifti i shqetësuar për Danielin, i cili sipas tyre kishte ndaluar së ngrëni, e çuan përsëri në spital të nesërmen, por u përcollën në shtëpi sërish nga mjekët. Ata shkuan sërish në spital me Danielin rreth orës 16:00 të po asaj dite, dhe pas rreth katër orësh në urgjencë, ai u shtrua në spital. Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq në orët e para të mëngjesit të ditës tjetër, të dielën, më 2 prill.

Lucy Macklin, avokatja e neglizhencës mjekësore që përfaqëson çiftin, tha: "Të përpiqesh të pranosh vdekjen e Danielit dhe ngjarjet që çuan në vdekjen e tij ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për Linditën dhe Kastriotin. Ata vazhdojnë të kenë shumë pyetje dhe shqetësime të kuptueshme rreth kujdesit që mori djali i tyre dhe rreth vdekjes së Danielit.

"Edhe pse asgjë nuk mund të kompensojë vdekjen e Danielit, ne jemi të vendosur t'i mbështesim të dashurit e tij që të paktën të marrin përgjigjet thelbësore që meritojnë. Hetimi është një hap i rëndësishëm për ta arritur këtë."

Një zëdhënës nga spitali Royal Free London tha: "Jemi thellësisht të trishtuar nga vdekja e Danielit edhe një herë duam të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e tij. Ne kemi kryer një hetim mbi kujdesin që mori Danieli dhe gjetjet u ndanë me familjen e tij. Ne presim rezultatet e hetimit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit