Personi që shikoni në foto është gjyqtarja Luljeta Kole. Ajo është vendosur në qendër të kritikave pas vendimit të saj për të cilësuar krimin brutal ndaj Egli Progës si “vrasje nga pakujdesia.” Vendimi i saj ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të thellë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi drejtësinë e procesit gjyqësor.
Në rastin që ka tronditur vendin, Egli Proga humbi jetën pas një rrahjeje të egër të kryer nga Denis Meçe. Nga ana e policisë ngjarja ishte referuar në Prokurori si vrasje me dashje, një akuzë sipas së cilës i pandehuri dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.
Por ndërsa pritej një ndëshkim i rreptë për këtë akt të dhunshëm, prokurorja e çështjes Vasjana Postol ka ndryshuar qëndrim pas 48 orësh ku pasi ka dërguar dosjen në gjykatë për vlerësim, ka bërë një ndryshim të akuzës për Denis Meçen duke e zbutur në maksimum si vrasje nga pakujdesia. Por ky ndryshim dënohet me burgim deri në 5 vjet ose me gjobë.
Kjo masë, pra vrasje nga pakujdesia, u konfirmua edhe nga gjyqtarja Luljeta Kole.
Vendimi ka nxitur zemërim dhe indinjatë në radhët e qytetarëve dhe familjarëve të viktimës, të cilët e shohin këtë ndryshim të akuzës si një përpjekje për të minimizuar peshën e krimit dhe për të mbrojtur autorin.
Shumë kritikë kanë vënë në dyshim profesionalizmin dhe pavarësinë e gjyqtares Kole, duke kërkuar rishikim të çështjes dhe një hetim të plotë për vendimin e saj.
Çuditërisht gjyqtarja në fjalë u konfirmua në detyrë në tetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke ngritur hije dyshimi edhe për saktësinë dhe profesionalizmin e këtij komisioni.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.