Mediat e Qeverisë vrasin Eglin për herë të tretë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.08.2024, 19:02

Në një mënyrë të pashembullt e të pa skrupullt, mediat pranë qeverisë shqiptare kanë nisur një fushatë për të ndryshuar faktet rreth ngjarjes tragjike që çoi në vdekjen e Egli Progës, i cili u dhunua dhe u vra nga Denis Meçe, i lidhur me pushtetin.

Llumi i mediave që paguhen nëpërmjet tenderave nga taksat e shqiptarëve për të mashtruar shqiptarët siç do qeveria, kanë publikuar ditën e sotme lajme se gjoja Egli Proga dhe Denis Meçe, nipi i ish-drejtorit socialist Valter Gora në qytetin e Pogradecit, u zunë për një sherr banal, gjasme për një cigare.

Sipas burimeve të besueshme, e vërteta e errët pas kësaj ngjarjeje është se Denis Meçe kishte vendosur një gjobë ndaj Egli Progës, duke i kërkuar që t’i dorëzonte xhiron ditore të lokalit ku punonte. Kur Proga refuzoi të përmbushte këtë kërkesë të padrejtë, ai u sulmua dhe u vra brutalisht nga Meçe. JOQ ka publikuar edhe disa pamje ekskluzive dje ku dallohej se Egli Proga kishte plagë të rënda në kokë dhe në bark, teksa policia e ka raportuar si një të dehur që është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Pavarësisht këtyre fakteve, policia dhe institucionet përkatëse janë përpjekur të fshehin rrethanat e vërteta të ngjarjes, duke pretenduar se Proga ishte i dehur dhe se vdekja e tij erdhi si pasojë e një rënie aksidentale. Kjo përpjekje për të manipuluar situatën është përforcuar nga mediat pranë qeverisë, të cilat po e portretizojnë ngjarjen si një sherr banal mes dy personave, duke e devijuar vëmendjen nga motivet e vërteta që çuan në këtë akt të tmerrshëm dhune.

Kjo përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe për të mbrojtur përgjegjësit e vërtetë është parë nga shumëkush si një "vrasje e tretë" e Egli Progës, pasi jo vetëm që ai u vra fizikisht, por tani edhe kujtimi dhe e vërteta e tij po përdhoset në publik. Ky manipulim mediatik dhe institucional po shton zemërimin e qytetarëve, të cilët kërkojnë drejtësi për Eglin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë mbulim të krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit