Rama i fal Tan Dulakut për 30 vite plazhin e Gjirit të Lalëzit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.08.2024, 16:24

Në fillim të këtij muaji, Edi Rama i ka dhënë biznesmenit Artan Dulaku të drejtën për të shfrytëzuar bregdetin përballë kompleksit të tij në Gjirin e Lalzit.

Më 1 gusht, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që lejon kompaninë e Dulakut, “Concord Investment,” të menaxhojë zonën bregdetare dhe territorin përreth kompleksit “San Pietro” për një periudhë 30-vjeçare.

Ky projekt, që është shpallur prej disa vitesh si investim strategjik nga qeveria, do të mundësojë përdorimin e plazhit gjatë sezonit turistik veror, sipas rregullave dhe tarifave të përcaktuara nga Këshilli Bashkiak Durrës.

Sipas vendimit, të ardhurat e mbledhura nga këto tarifa do të derdhen në buxhetin e Bashkisë Durrës.

Investimi i Dulakut, i shpallur si strategjik në vitin 2017, ka një vlerë fillestare prej 88 milionë eurosh dhe përfshin një hotel me 5 yje me 500 dhoma, si dhe një fshat turistik me ambiente shërbimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit