Aksident në EQUOS Resort në Mullet: Plagosen dy fëmijë për shkak të pakujdesisë së rojeve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.08.2024, 10:54

Një aksident i rëndë është shënuar në EQUOS Resort në Mullet më datë 7 gusht, rreth orës 15:00, ku dy fëmijë janë përplasur në rreshqitëset e ujit të resortit dhe për pasojë kanë përfunduar në spital të plagosur.

Sipas dëshmitarëve, një nga fëmijët po rrëshqiste, ndërsa tjetri ishte duke u ngjitur në drejtim të kundërt. Rojet e resortit nuk e vunë re këtë situatë të rrezikshme, duke bërë që dy fëmijët të përplaseshin. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy fëmijët u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Prindërit e njërit prej fëmijëve të përfshirë në aksident kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e vëmendjes dhe kujdesit nga ana e rojeve të resortit, të cilët nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe kanë denoncuar ngjarjen në JOQ.

I ati i njërit prej djemve ka dërguar në JOQ dëshminë e bërë prej tij në Polici. Më lart mund të lexoni neglizhencën e frikshme në këtë resort, pakujdesinë e stafit, kushtet skandaloze ku pretendohet se mjekohen fëmijët, dhe se si punonjësit e pishinave tentuan ta rregullonin situatën duke mos i thënë prindit të vërtetën se ishte përplasur me një tjetër fëmijë për shkak të pavëmendjes së rojeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit