Një situatë shqetësuese ka ngritur alarmin për një turist gjerman të zhdukur në Vlorë.
Tracy Twitchell, motra e binjakut të tij, Andrew (Andy) Twitchell, ka bërë thirrje publike për ndihmë në redaksinë e JOQ pas mungesës së kontaktit me të vëllain që prej muajit korrik.
Andy Twitchell kishte shkuar në Vlorë për pushime në korrik dhe që prej një muaji, nuk është dëgjuar asgjë prej tij.
Familja e tij në Gjermani është thellësisht e shqetësuar për fatin e të riut dhe kërkon ndihmën tuaj.
"Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua," tha Tracy në një deklaratë për JOQ. "Vëllai im binjak Andy erdhi në Vlorë për pushime në korrik, dhe nuk kemi dëgjuar asgjë prej tij prej një muaji. Ai është i zhdukur dhe nuk është kthyer në Gjermani. Kam folur për herë të fundit me të në 21 Korrik. Udhëtonte vetëm."
Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e Andy Twitchell. Tracy Twitchell shpreson që vëllai i saj të gjendet shpejt dhe të kthehet i sigurt në shtëpi.
Çdo person që ka informacion rreth Andy Twitchell ose vendndodhjes së tij, është i lutur të kontaktojë menjëherë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.