Babai i Eglit të vrarë në Pogradec kërkon drejtësi: “Policia ka tentuar të fshehë krimin”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2024, 17:09

Nazmi Proga, babai i Egli Progës, i cili u vra në Pogradec, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj veprimeve të Policisë lidhur me hetimin e ngjarjes. Ai akuzon Policinë se ka vonuar qëllimisht ndërhyrjen dhe ka tentuar të fshehë krimin. Sipas tij, Egli është goditur për të vrarë, dhe jo siç pretendohet nga autoritetet se ai ka pësuar infarkt ose është rrëzuar aksidentalisht.

Proga thekson se Policia mbërriti me vonesë në vendin e ngjarjes dhe se edhe ambulanca erdhi shumë vonë, pavarësisht se spitali ndodhej pranë vendit ku ndodhi krimi. Ai kërkon që drejtësia të bëjë punën e saj dhe që përgjegjësit të dalin para ligjit.

“Unë kërkoj ndihmë të përkushtuar nga shteti. Drejtësia të veprojë dhe të dali e vërteta. Policia të pastrohet nga elementë që nuk dinë të bëjnë punën. Unë një djalë kisha, e kam rritur me mund e me djersë. Ka dy fëmijë për të rritur, e la gruan e ve! Dhe unë nuk dua që të mbyllet ky muhabet kot më kot, po drejtësia ta vendosë pikën mbi ‘I’”, deklaron Proga, duke kërkuar që e vërteta të dalë në dritë dhe të mos ketë më fshehje të fakteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit