Të plagosur krah e shpinë, detaje nga plagosja e trefishtë në Veternik
Disa persona janë përfshirë në një rrahje në mëngjesin e hershëm të së hënës.
Të njëjtit janë gjuajtur edhe me armë zjarri.
Si pasojë tre persona janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në QKUK.
Doktori, Avdush Bajgora ka thënë se tre të plagosurit në lagjen Veternik në Prishtinë, i kanë pranuar me lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.
Bajgora në një prononcim për media, tha se pacientët janë dy femra dhe një mashkull, teksa ka thënë se njëra nga pacientet ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe parakrahut, ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë ende prezent.
“Kemi pranuar tre pacientë, prej të cilëve një mashkull dhe dy femra me lëndime në pjesë të ndryshme të trupit nga një mjet plasës apo shpërthyes“, tha Bajgora.
“Pas ekzaminimeve rengerologjike është konstatuar se njëra paciente ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe të parakrahut ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë prezente ende në esterilitetin e saj“, shtoi ai.
Më tutje, Bajgora theksoi se te pacienti tjetër ka gjithashtu lëndim të krahut dhe në sy, teksa i njëjti është transferuar në klinikën e Oftalmologjisë.
Ndërsa dy pacientët e tjera janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm me terapi.
“Pacienti është pranuar në klinikën e Oftolmologjisë, ndërsa dy pacientet e tjera janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm me terapi në shtëpi“, dekaroi Bajgora.
Më tutje Bajgora pohoi se të plagosurit janë në moshës së re.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.