Elton Halili, shefi i Komisariatit të Pogradecit që fshehu të vërtetën e vdekjes së 42-vjeçarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2024, 13:05

Në shtator të vitit të shkuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku emëroi në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec, Komisar Elton Halilin.

Por që nga marrja e detyrës për Halilin e deri më tani që po bëhet gati një vit, Pogradeci është shndërruar në një qytet ku tritoli, vrasjet e plagosjet ndodhin orar pa orar, si ditën ashtu edhe natën.

Duke u ndalur te vrasjet, përmendim rastin e fundit, atë të ditës së djeshme ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Shefi i Komisariatit të Pogradecit, Elton Halili nuk bëri as përpjekjen më të vogël që të zbatonte ligjin ashtu siç duhet dhe të raportonte ngjarjen e vërtetë.

Në fillim policia u përpoq ta trajtonte vdekjen e babait të dy fëmijëve, si diçka krejt të zakonshme, një burrë që humb jetën në gjendje të dehur.

Por raportimet e qytetarëve për JOQ ALBANIA e detyruan Halilin të zbythet dhe të pranojë të vërtetën. 42-vjeçari humbi jetën pasi Meçe, nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora e dhunoi për vdekje për motive të dobëta dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Halili duke menduar se vdekja e një qytetari që ishte familjar, i qetë dhe jo problematik, do kalohej lehtë, vijoi punën pa u shqetësuar për të vërtetën.

Por duhej që JOQ ALBANIA t’i hapte sytë drejtorit Halili, që ngjarja të zbardhej dhe autori të arrestohej 1 orë pas denoncimit të redaksisë tonë.

Me arrestimin e autorit dhe zbardhjes së ngjarjes, tani mbetet vetëm shkarkimi i drejtor Halilit, pasi një drejtues policie që ngjarjet madhore i bën të vogla për shkak të pushtetit që kanë autorët dhe krimet i shtohen dita-ditës, nuk meriton të quhet shef.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit