Pas raportimit nga JOQ, Policia ndryshoi variantin e vdekjes së 42-vjeçarit në Pogradec

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2024, 10:57

Pas raportimit fillestar nga JOQ ALBANIA, Policia e Shtetit ka ndryshuar versionin zyrtar të vdekjes së 42-vjeçarit Egli Proga pasditen e djeshme në Pogradec.

Sot, Policia ka pranuar variantin e raportuar nga JOQ ALBANIA, se Proga, baba i dy fëmijëve ka humbur jetën si pasojë e dhunës barbare.

Policia thotë se 29-vjeçari Denis Meçe ka dhunuar për motive të dobëta 42-vjeçarin i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas konfliktit, Denisi, nipi i ish-drejtorit socialist, Valter Gora, êshtë arratisur por tani është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”.

Bashkë me të në pranga kanë rënë edhe shtetasit V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës”

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit