Një 37-vjeçar, baba i dy fëmijëve ka ndërruar jetën pasditen e djeshme në Pogradec.
Edhe pse policia në fillim deklaroi se Egli Proga ka humbur jetën nga dehja dhe rrëzimi në tokë, e vërteta e zbardhur është ashtu siç JOQ ALBANIA e njoftoi e para.
37-vjeçari, i njohur nga pogradecarët si njeri familjar, i rregullt e punëtor, ka humbur jetën pasi nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës, Denis Meçe e ka rrahur për vdekje dhe është arratisur.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatê një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar.
Babai i dy fëmijëve ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar.
Qytetarët e Pogradecit kërkojnë arrestimin e menjëhershëm të Denis Meçes dhe dënimin maksimal për të.
Ata thonë se i riu problematik ka mbështetjen e dajës Valter, socialist i thekur në Pogradec, por edhe familjarëve të tij.
Sipas qytetarëve, Denisi njihet në Pogradec për bëmat e tij te Ujësjellësi por edhe bizneset, karburante, që ka në qytet.
“Te arrestohet Denis Meçe qe vrau ne dit me diell Egli Progen , nje njeri familjar, te rregullt, nuk perzjehej me njeri, punonte, kujdesej per femijet, i shoqeronte ne kurse, i shetiste... e te vritet keshtu eshte e tmerrshme, e frikshme. Denim maksimal per keta kafshe me fytyre njeriu. Ai Ka suport nga familjaret Daja i vet pjese e PS. Edhe te ujesjellesi qytetit ka len nam. Kane karburante. E kyDenis Meçen fb publikon foto pafund me dajen
E te arrije te vrase nj qytetar qe realisht nuk ka bere nj konflikt ne jeten e tij e te perbaltet qe vdiqi dehur kjo eshte e turpshme. Thjesht t dale e verteta. Kete tipin se njoh se eshte moshe e vogel po maskara qe ka marr zemer e per llafe goje ose me shume mundesi per gjera qe skan lidhje fare me Eglin e ka gaditur”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.