Në një investigim të fundit të bërë nga JOQ, kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi duket se ka abuzuar me pushtetin dhe ka favorizuar me nepotizëm të theksuar kushëririn e tij në temdera publikë jo vetëm në Gjirokastër por madje edhe në bashkitë e vogla të qarkut.
Një nga akuzat kryesore lidhet me Albert Golemin, kushëririn e kryetarit të bashkisë, i cili ka fituar tenderin për Shtëpinë e të Moshuarve në qytet. Ky fakt, sipas qytetarit, është i njohur për të gjithë banorët e Gjirokastrës, por askush nuk guxon të flasë për shkak të frikës nga humbja e punës.
Përveç këtij tenderi, Albert Golemi është përfshirë në qindra tendera të tjerë, të cilat mund të konfirmohen përmes Thesarit dhe Prokurimeve Publike në faqet zyrtare të tenderimeve publike.
Kushëriri i kryetarit, Albert Golemi ka gjithashtu një agjenci funerale, e cila ka fituar tenderin për kryerjen e ceremonive mortore për të moshuarit që ndërrojnë jetë në azil.
Sipas vëzhgimeve të kryera, këto qoka të Golemit për fisin kanë filluar që nga viti 2019 me një vlerë prej mbi 87 MILIONË LEKËSH, kur ky i fundit mori postin e Kryetarit të Bashkisë, duke përforcuar dyshimet për abuzime të vazhdueshme me fondet publike dhe favorizim të të afërmve në tenderat shtetërorë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.