Një qytetar i indinjuar ka denoncuar përmes një mesazhi tarifat e larta të aplikuara nga banka FIBANK gjatë një transaksioni të zakonshëm. Sipas tij, përveç komisionit prej 800 lekësh, banka i ka marrë edhe 25 euro për konvertimin e valutës nga euro në lekë, duke e quajtur situatën "katastrofë".
Klienti tregon se nga një shumë prej 203 eurosh, ai përfundimisht mori vetëm 170,000 lekë, gjë që për të është një përvojë tepër zhgënjyese dhe e papranueshme. Ai shpreh shqetësimin për këto tarifa të larta dhe pyet se çfarë mund të presë nga institucionet e tjera financiare nëse edhe bankat po veprojnë në këtë mënyrë.
Ky denoncim ngre një çështje të rëndësishme për konsumatorët në Shqipëri, të cilët shpesh përballen me komisione të larta dhe të fshehura gjatë transaksioneve financiare, duke i lënë ata me më pak para sesa kishin parashikuar.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Ketu te vjedh dhe banka or mik imagjino te tjeret. Pervec 800 leke komision te merr dhe 25€ per konvertim euro/lek. Imagjino... Ne 203€, ti merr vetem 170 mije leke. KATASTROFE.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.